Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Ava Max, e ka nisur Vitin e Ri 2021 me një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Ndryshe nga sa janë mësuar fansat që ta shohin gjithnjë me pamjen e zakonshme prej biondeje, këtë herë ajo ka ndryshuar krejtësisht.
Në imazhet e publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, shqiptarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shfaqur me flokë të zeza.
Ajo është shndërruar nga një bionde e zakonshme në një brune të theksuar, gjersa për këtë ka marrë komplimente nga fansat.
“E zeza e Amandës”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat kanë marrë një numër të madh pëlqimesh nga ndjekësit. /Njeshi/