Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, ka thënë se bashkëpunimi i iniciativës së saj me Lëvizjen Vetëvendosje, është më shumë se një listë për zgjedhje, sipas saj ky është një bashkim kauze për më të mirën e qytetarëve të vendit.
“Kosova ishte e udhëhequr nga një mendësi e gabuar për ta ndryshuar këtë ne do të garojmë me listën tonë. Ne kemi qëllime të përbashkëta atë të çkapjes së shtetit, padrejtësisë, pabarazisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë Osmani.