23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

​Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

Uefa ka përcaktuar gjyqtarët e katër ndeshjeve finale të garave evropiane që do të zhvillohen duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve për meshkuj, atë për femra, pastaj finalen e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka caktuar Clément Turpin për të arbitruar finalen e UEFA Champions League 2022 ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila zhvillohet në “Stade de France” në Saint-Denis, të shtunën më 28 maj në orën 21:00.

Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa një tjetër francez, Benoît Bastien, do të jetë gjyqtari i katërt. Në VAR-it i është caktuar Jérôme Brisard i cili do të ndihmohet nga Willy Delajod dhe dy italianët, Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli.

Lina Lehtovaara do ta drejtojë finalen e Ligës së Kmapionëve për femra që zhvillohet më 21 maj dhe ku ballafaqohen Barcelona me Lyonin

Finalen e Ligës së Evropës do ta arbitroj Slavko Vinčić. Aty ballafaqohen Frankfurti me Rangers.

Finalen e Ligës së Konferencës, ndërmjet Romës dhe Feynoordit që zhvillohet në Tiranë më 25 maj do ta drejtojë gjyqtari Istvan Kovacs. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...