24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

10 mijë banorë të Klinës bëhen me ujë të pijshëm, Kurti me dy ministra, Elezaj e Cena përurojnë fundërruesin

U përurua gjatë pasditës Projekti madhor investiv për ujin e pijshëm në Klinë me të cilin 10 mijë konsumatorë bëhen me ujë të pijshëm.

Qytetit të 6 lumenjëve tani i shtohen 84 l/s (litra ujë në sekond).

Bëhet fjalë për investimin mbi 1 milion, projekt i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës, MAPL, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës.

‘Në përurim mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat në detyrë znj.Artane Rizvanolli dhe z. Elbert Krasniqi, kryetari i komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing.Dri Cena.’-thuhet mes tjerash në komnuikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’

Komunikata e plotë:

 

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

U përurua Projekti madhor investiv për ujin e pijshëm në Klinë / 10 mijë konsumatorë bëhen me ujë të pijshëm / Qytetit të 6 lumenjëve i shtohen 84 l/s (litra ujë në sekond)

Në përurim mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat në detyrë znj.Artane Rizvanolli dhe z. Elbert Krasniqi, kryetari i komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing.Dri Cena.

Me investimin e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës, MAPL, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës, konsumatorët e kësaj komune, përfitojnë 84 l/s (litra ujë në sekond) më tepër.

Projekti në fjalë ka impakt të drejtpërdrejt tek 10 mijë konsumatorë, që bëhen me ujë të pijshëm, ndërsa vlera investive e përbashkët, prek shifrën prej 1 milion euro.

Fundërruesi i përuruar sot, kanalizon, mbledhë e filtron ujin nga burimi i lugut të Drinit të bardhë.

Projekti investiv do të rris kapacitetin e filtrimit të ujit për konsumatorët e qytetit të Klinës dhe fshatrave përreth.

Me këtë projekt, uji i filtruar prej 84 l/s pas fazës testuese disa ditore, kalon më pas në ultrafiltrat e fabrikës duke e kthyer furnizimin në uj të pijes.

Para ceremonisë solemne në përurim, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena me bashkëpunëtorë të lartë nga Menaxhmenti dhe Njësia përkatëse ka zhvilluar takim përgatitorë me Ministrat në detyrë znj.Artane Rizvanolli e z.Elbert Krasniqi dhe Kryetarin e Komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj.

Me përurimin e sotëm janë finalizuar edhe zotimet e palëve mbi obligimet ndaj këtij investimi sa madhor aq edhe të domosdoshëm për qytetarët e kësaj komune.

Punimet inauguruese për këtë projekt kishin filluar në Nëntor të vitit 2023. Urime Klinë!’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...