-0.1 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

10 për 1 është konkurrenca për rekrut ne FSK.

Interesim të madh për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës kanë shprehur të rinjtë kosovarë.

6700 kandidatë kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur me shpresë për t’u bërë ushtarë të ardhshëm, ndonëse vetëm 650 prej tyre do të pranohen.

Sipas këtyre të dhënave, 10 persona kanë aplikuar për një vend të lirë pune, e përpos interesimit për të shërbyer në ushtri, në këtë rol të madh luan edhe numri i lartë i papunësisë në Kosovë, raporton KTV.

Në mesin e këtyre kandidatëve, 174 janë nga komunitet pakicë, por zyrtarë në FSK nuk kanë dashur të tregojnë sa është interesimi i serbëve për t’u bërë pjesë e Forcës.

Në Ministri të Mbrojtjes, kanë pritur që interesimi të jetë akoma më i lartë, por thonë se ulja e kriterit të moshës vetëm deri në 23 vjeç, ka ndikuar që numri i aplikuesve të jetë më i vogël.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të 2018-s, votoi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Aktualisht, ushtria e Kosovës ka 2500 pjesëtarë aktivë, derisa synimi i FSK-së është që ky numër të rritet në mbi 5 mijë. /Njeshi/KTV

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...