Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Rastet e reja janë regjistruar nga 95 testime të kryera.
Sipas IHMK-së, 12 persona të infektuar deri tani janë shëruar gjatë kësaj kohe.
Me këtë rast, numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur në 96. Prej tyre tetë janë duke marrë trajtim mjekësor. /Njeshi/