3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

100-vjetori i lindjes së Rexho Mulliqit do të kremtohet me koncert

Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00.

Për të nderuar figurën e Mulliqit, Filharmonia shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e njërit prej kompozitorëve më eminent shqiptar.  Poashtu në këtë koncert në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj në bashkëpunim me Dam Festival dhe International Piano Competition “Pianisti i Ri”-“The Young Pianist”-Kosovo, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022” Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier.

Rezervimet: http://bit.ly/3JAOY1k

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...