Të paktën 112 palestinezë janë vrarë në sulme të ndryshme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Të paktën 33 persona, duke përfshirë 18 fëmijë, u raportuan të kenë vdekur në tre bastisje të veçanta në po aq struktura, ish shkolla, që strehonin palestinezët e zhvendosur në zonën e qytetit të Gazës.
”Mes viktimave është edhe një anëtar i lartë i Hamasit, si dhe djali dhe vajza e tij u vranë në një sulm izraelit në agim në qytetin jugor libanez të Sidonit”, tha një burim palestinez. /Njeshi/