26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

12 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë për tre zyrtarët komunal të Klinës

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, nëpërmjet Zyrës për Media njofton në gjykimin për korrupsion ndaj tre zyrtarëve komunal të Klinës, Lorenc Marleku, Ali Gashi dhe Nazif Gashi, ka shpallur aktgjykim dënues.

12 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë është totali i përbashkët i burgimit dhe shumës së mjeteve për tre zyrtarët komunal të Klinës.

Njoftimi:

Të akuzuarit L.M gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim unik me gjobë në shumën prej katërmijepesëqind (4.500) euro. Në dënimin me burg i llogaritet  koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit A.G gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim unik me gjobë në shumën prej tremijë(3.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet  koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit N.G gjykata i shqiptoj dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe me gjobë në shumën prej dymijepesëqind (2.500) euro.

Në qoftë se të akuzuarit dënimin me gjobë nuk dëshirojnë apo nuk mund ta paguajnë, gjykata do t’iu  zëvendësoj  dënimin me gjobë me dënim me burgim duke iu llogaritur një (1) ditë  burg  me njëzet  (20) euro të  gjobës.

Të akuzuarve secilit veç e veç ju shqiptua dënimi plotësues – ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, i cili dënim plotësues do të ekzekutohet pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Të akuzuarit secili veç e veç u obliguan në pagesën e shpenzimeve të paushallit gjyqësor  në shumën prej nga dyqind (200) euro, në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën prej pesëqind (500)  si dhe taksën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit I. dhe MMPH, për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Njeshi/

Vendimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...