16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

12-vjeçarja bëhet autorja më e re që publikon një seri librash

Një autore nga Arabia Saudite u bë mbajtëse e rekordeve Guinness në moshën 12-vjeçare, kur u konfirmua si personi më i ri në botë që botoi një seri librash.

Ritaj Hussain Alhazmi, e cila tani është 13 vjeç, ishte 12 vjeç, kur Rekordet Botërore Guinness verifikuan titullin e saj.

Alhazmi botoi romanin e saj të parë, “Thesari i Detit të Humbur”, në vitin 2019, dhe libri vijues, “Portali i botës së fshehur”, u botua në të njëjtin vit. Libri i tretë i serisë, “Përtej botës së të ardhmes”, pasoi në vitin 2020 dhe libri i katërt, “Kalimi në të panjohurën”, aktualisht është duke u shkruar.

Alhazmi, e cila i shkroi romanet e saj në anglisht, tha se ajo ka shkruar tregime të shkurtra që kur ishte shumë e re, përcjell Klankosova.tv

“Kam filluar të shkruaj në moshën 6-vjeçare, ndërsa jam shoqëruar nga familja për të studiuar jashtë vendit”, tha ajo.

Autorja e re tha se donte të mbushte një vend për lexuesit e rinj.

“Unë shkruaj për komunitetin e fëmijëve. Kuptova se nuk ka shumë romane për këtë grupmoshë, kështu që vendosa të krijoj disa prej tyre”, tha ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...