10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Tashmë janë bërë 12 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj aleatëve për mbështetjen.
“10 shtatori 2012 ishte kur përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve na u besua plotësisht progresi si vend i pavarur dhe demokratik. Është shënuar dita kur aleatët tanë ndërkombëtarë u konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelet e veta institucionale për të çuar përpara”, shkroi Kurti /Njeshi/