3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

120 punëtorë teknik të shkollave nisin grevat, paralajmërojnë lënien e punës

Rreth 120 punëtorë teknikë të shkollave fillore e të mesme kanë nisur nga sot grevën. Për më shumë se një vit ata po kërkojnë rritjen e pagave, njëjtë si punëtorët që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre gjatë javës, javën e ardhshme do të lënë punën.

Me përjashtim të shkollës “Dardania” në kryeqytet, në të gjitha shkollat sot ka nisur greva e punëtorëve teknikë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi tha se kjo grevë ka nisur me kërkesën e punëtorëve.

“Të gjitha shkollat janë në grevë dhe realisht kjo grevë ka ardhur si pasojë e presioneve të punëtorëve. Në bazë të vendimit që kanë marrë punëtorët, këtë javë do të negociohet, nëse nuk ka negocime, javën tjetër të gjithë punëtorët do të lirojnë vendet e tyre të punës dhe të bijnë punëtorë të tjerë. Është një diskriminim i llojit të tillë, përderisa në të njëjtin vend, në të njëjtën shkollë këta punojnë dhe marrin dikush 230 e dikush 270 euro, po të njëjtit punëtorë, kolegë tanë i marrin 400 e 405 euro. Po më duket që Komuna e Prishtinës sa më keq po i duket që është më mirë. Realisht ne qe një vit negociojmë dhe nuk mund të qasemi ashtu siç duhet”, tha ai para mediave.

Tutje, shtoi se janë rreth 120 punëtorë të cilët sot kanë nisur grevën, me kërkesa për rritje të pagës.

“Numri është rreth 120 punëtorë, thash se ‘Dardania’ gjatë ditës hynë sepse ka qenë një mos koordinim i mirë në atë aspekt. Dardania të premten ka kërkuar që sot të fillohet dhe greva po respektohet 100 për qind në bazë të marrëveshjes që është bërë. Janë 16 shkolla (me kompani private) dhe 15 prej tyre sot janë në grevë…edhe të mesme edhe fillore”, shtoi ai.

Nazif Hyseni, i cili është punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri” kërkon që të jetë i barabartë me punëtorët tjerë teknikë, të cilat janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“Na kanë imponuar, pa qare. Pa dashjen tonë, sepse rroga shumë e ultë. Me këtë rrogë nuk mundemi as për dy ditë për me ja dalë. 270 euro nuk janë asgjë. Ne jemi duke kërkuar vetëm barazimin me kolegët tanë që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ne atë jemi duke kërkuar, gjë tjetër nuk po kërkojmë më shumë. Sa herë kemi hyrë në grevë, kemi qenë edhe në protestë dhe çdo herë na kanë thënë ‘ose në tetor, ose në shtator, ose në mars do të shikojmë’. Edhe për këtë arsyeje pa dashjen tonë se po na vjen shumë keq prej nxënësve, se ata po pësojnë keq, për shkak të pastrimit”, deklaroi ai.

Edhe Nadire Buzaku e cila është punëtore teknike në shkollën “Naim Frashëri” shpreh pakanëqësitë e saj me pagesën.

“Jam punëtore e shkollës “Naim Frashëri”, pastruese teknike këtu. Jemi hyrë në grevë për shkak të rrogës, sepse 270 euro nuk po na dalin, me gjithë shpenzimet që i kemi. Kemi kërkuar çdo herë, protesta, greva por nuk ka pas asgjë prej tyre. Edhe kësaj here do të vendosim që me na u rrit pagat edhe neve. Asnjë shtet nuk ka më keq se na”, deklaroi Buzuku.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi ka vizituar edhe punëtorët teknikë të shkollës “Pjetër Bogdani” në kryeqytet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...