21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

13 komuna aplikojnë për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm

Vetëm 13 komuna kanë aplikuar në thirrjen e Qeverisë për përcaktimin e lokacionit për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.

Thirrjes publike që qëndroi hapur një muaj i janë përgjigjur komunat: Podujeva, Kamenica, Peja, Malisheva, Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Ferizaj, Gjilani, Obiliqi, Vushtrria, Istogu dhe Komuna e Shtimes.

Megjithatë, jo në të gjitha mund të fillojë implementimi i projektit.

“Komunat që i plotësojnë kriteret dhe janë të gatshme do të jenë përfituese të programit, ndërkaq zhvillimi dhe implementimi i programit do të bëhet me faza. Fillimisht startohet me tri komuna dhe më pas vazhdohet me komunat tjera të cilat janë të gatshme dhe gjatë kësaj kohe i kanë plotësuar kushtet e parapara. Duhet pasur parasysh se ka Komuna të cilat janë në procese të hartimit dhe aprovimit të dokumenteve te planifikimit dhe në momentin që ato janë të gatshëm, vazhdohet edhe me ato komuna me Programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social”

Njëra nga komunat që shpreson të jetë fituese e programit qeveritar për banim të përballueshëm është edhe komuna e Lipjanit.

Fshati Magure është paraparë si vend adekuat për ndërtimin e objektit

Derisa Qeveria iu bëri thirrje komunave të aplikojnë për përcaktimin e lokacionit, projektligji për banimin social dhe të përballueshëm nuk është votuar akoma nga ekzekutivi. Madje, ky projektligj ishte në konsultim publik deri para një jave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...