19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

132km në orë ngasje në qytet, Syla: Trafiku Rajonal i Pejës, ndërpret dy gara ilegale!

Njësia Rajonale e Komunikacionit rrugor e Policisë Rajonale të Pejës, ka ndërprerë dy gara ilegale mes automjetesh, të cilat për çfarë edhe janë aplikuar masa të rrebta ndaj akterëve.

Në rastin e parë janë ndaluar ngasësit që janë zënë duke ushrtruar shpejtësi prej 132km në orë dhe 111 km në orë, brenda qytetit të Pejë, gjegjësisht në rrugën ‘Agim Qelaj’ dhe ndaj të njejtëve janë shqiptuar masa konform ligjit.

Në rastin e dytë, janë shqiptuar masa ndaj dy vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, në magjistralen Pejë-Deçan-Gjakovë.

Teki Sylaj – Shef i Njësisë Rajonale të Pejës, me këtë rast, ka deklaruar në ‘RADIO 1’, se policia do të jetë e pamëshirshme në zbatimin e ligjit ndaj personave të tillë, të ciët rrezikojnë trafikun rrugor, duke rrezikuar seriozisht jetët e të tjerëve dhe të tyre.

‘Jemi në zbatim të ligjit dhe jemi kudo. Nuk ka mëshirë për akterë të tillë. Gjobave dhe ndjekjes ligjore të tyre ti shkohet deri në fund. Jeta është e shtrenjtë dhe policia është këtu për zbatim të ligjit, në respektim të rregullave.’-tha Syla në një prononcim për ‘RADIO 1’.

Ndryshe për rastet në fjalë ka shkruar edhe Policia e Kosovës.

Postimi i plotë:

‘Njoftim lidhur implementimin e PO “Rregullimi i komunikacionit dhe parandalimi i garave ilegale”

Ekipet e NJRKRR në Pejë, gjatë implementimit të Planit Operativë “Rregullimi i komunikacionit dhe parandalimi i garave ilegale” me datë 18. 02. 2024 gjatë orëve të mbremjës pas orës 21:00 kanë zanur në flagrancë në dy rrugë duke bërë gara ilegale:

1. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonen ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 euro pesë pike negative.

2. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative.

3. Në magjistralen Pejë-Deçan-Gjakovë, në fshatin Rastavicë në dy raste vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke Rrezikuar trafikun rrugor. Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 Euro dhe një pikë negative.’-thuhet në raport./Njeshi&RADIO 1/

Bashkangjitur keni edhe fletë gjobat.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...