Ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se 14 persona janë vrarë në shpërthimet e sotme të pajisjeve elektronike.
Kjo ministri ka njoftur se gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe më shumë se 450 persona.
Ndërkaq, shpërthime të tilla pati edhe një ditë më parë, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën afro 3 mijë, derisa rreth 200 prej tyre janë në gjendje kritike./Njeshi/