Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar arritjen e numrit 15 milionëve në vizita në Prekaz.
Latifi ka cituar filozofin e njohur, Soren Kierkegaard, me thënien e tij për martirët.
“15 milionë vizitorë deri me tash në Prekaz. Kierkegaard ka të drejtë: diktatori vdes dhe sundimi i tij merr fund, martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”, shkroi Latifi. /Njeshi/