21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

16 raste të dhunës në familje gjatë muajit shkurt në Ferizaj

Në Policinë Rajonale të Ferizajt, gjatë muajit shkurt 2024, janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, prej tyre :

– Ferizaj 11 raste,

– Shtërpcë 3 raste

– Shtime 1 rast dhe
– Hani i Elezit 1 rast

Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje, shkruhet në njoftim.

Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonalë të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Ndërkaq, Policia Rajonale bën thirrje që rastet e dhunës të raportohen.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...