11.1 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

17 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali

Dy trena u përplasën mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë hekurudhës Bolonja-Rimini, në territorin e Faenza (Ravena). Sipas të dhënave të para që përcjell La Repubblica, të paktën 17 persona mbetën të plagosur, pa probleme për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, me ekipe nga Ravena dhe Forli, ndërsa qarkullimi i trenave në zonë u pezullua.

Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme, njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një sinjalistike, kur tjetri, i cili fatmirësisht po lëvizte me shpejtësi të reduktuar, e goditi nga pas. Për shkaqet se përse ndodhi kjo përplasje kanë nisur hetimet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...