Festa më e madhe e Vitit të Ri në botë u mbajt edhe këtë vit në Rio de Zhaneiro dhe këngëtarja atraktive Anitta performoi para dy milionë njerëzve.
Ajo i kënaqi me hitet e saj më të mëdha, por edhe me një kombinim sfidues të modës.
Anitta performoi në skenën kryesore, në plazhin e Copacabana dhe në të njëjtën skenë u shfaq me një kostum të kuq vezullues.
Anitta është një nga këngëtaret më të famshme braziliane të të gjitha kohërave. Ajo është brazilianja e parë që ka marrë çmimin MTV Video Music Aëard dhe e ka fituar me këngën e saj “Envolver”.