2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

2-shi i NATO-s nga Prishtina: Përkushtimi ynë në Ballkan mbetet i fuqishëm

Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, që qëndroi bashkë me shefin e saj Mark Rutte, në Prishtinë, u shpreh se përkushtimi i Aleancës Veriatlantike për rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë.

Radmila Shekerinska, përmes një postimi në platformën X, tha se NATO-ja e ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet. “Kënaqësi të takoj personelin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vite. Dhe përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm”.

“Rajon i Ballkanit Perëndimor i sigurt do të thotë më shumë siguri përgjatë tërë zonës Euro-Atlantike”, potencoi Shekerinska.

Shefi i saj, Mark Rutte, në një bashkëbisedim me gazetarë në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Klan Kosova, tha se SHBA-ja nuk do të largohet as nga NATO-ja e as nga KFOR-i./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...