8.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

20 ushtarë amerikanë nisin misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFOR.

Familjarë, miq, dhe drejtues shtetërorë dhe lokalë kanë organizuar një ngjarje lamtumirëse për të përshëndetur dhe inkurajuar ushtarët para se ata të nisen drejt detyrës në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.

“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Forcat amerikane, pjesë e KFOR, shënojnë praninë më të madhe ushtarake krahasuar me vendet tjera pjesëmarrëse, duke kontribuar me një numër të konsiderueshëm të ushtarëve në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR aktualisht ka mbi 3 mijë trupa nga 28 vende të botës, dhe ushtarët amerikanë janë të përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të qëndrueshëm në rajon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...