2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

20 vjet që kur Euro hyri në funksion

Pas 20 vitesh, euro përdoret nga 340 milionë evropianë dhe është një nga valutat më të rëndësishme në botë. Unioni Monetar është vënë në provë që prej krijimit, me krizën financiare globale dhe krizën e borxhit.

Unioni Ekonomik dhe Monetar ka qenë prej kohësh një ambicie e politikanëve pro-integrimit të Evropës dhe është parë si një progres natyror i idealeve të BE-së për një union gjithnjë e më të madh.

Për rrjedhojë, “lindi” euro në janar të 1999-ës, një eksperiment unik, nën të cilin vendet e Evropës do të braktisnin valutat kombëtare, do të adaptonin një valutë të vetme dhe do të hiqnin dorë nga kontrolli i politikave monetare ndaj një institucioni të ri që kalonte fuqitë kombëtare, Banka Qendrore Evropiane.

Ky institucion u themelua një vit më vonë, për të administruar politikat monetare për Eurozonën dhe ka pasur përgjegjësinë kryesore të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, me normën e inflacionit pranë, por poshtë 2%. Në të njëjtën kohë, vendet anëtare mbajtën kontrollin e politikave fiskale, pavarësisht rregullave në Bashkimin Evropian. Në zanafillë, euro u adaptua nga 11 vende anëtare duke u ndjekur më vonë nga Greqia, Sllovenia, Qipro, Malta, Sllovakia, e më pas nga shtetet Balltike si Estonia, Letonia dhe Lituania. Banknotat euro me kurs ligjor u prezantuan në vitin 2002, transmeton ‘Scan’.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...