31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

21 të vrarë e 64 të plagosur nga sulmet e fundit në Rafah

Dëshmitarët okularë dhe gazetarët lokalë në Rafah kanë raportuar se tanket izraelite kanë marrë kontrollin e rrethrrotullimit al-Awda, i cili është një pikë referimi kryesore ku strehohen bankat e mëdha, institucionet qeveritare, bizneset dhe dyqanet.

Siç shkruan bbc, Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se gjithsej 21 persona janë vrarë dhe 64 janë plagosur në një sulm ndaj një kampi të personave të zhvendosur në perëndim të Rafahut këtë pasdite.

IDF mohon se ka goditur sot zonën humanitare në Al-Mawasi.

Kjo vjen pasi të paktën 45 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në Rafah të dielën.

Izraeli e quajti sulmin e së dielës një “fat tragjik” dhe u përball me një dënim të gjerë ndërkombëtar.

Por Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tani thonë se armët e ruajtura pranë kampit mund të kenë qenë përgjegjëse për shtrirjen e zjarrit, duke shtuar se ishte “shumë herët për të përcaktuar” shkakun.

Ndërkohë, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez – pavarësisht reagimit të furishëm nga Izraeli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...