22 kandidatë sot kanë filluar rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake.
“Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare (QSU) pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.
Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së./Njeshi/