22 Marsi njihet si Dita Botërore e Ujit.
Me këtë rast, Kompania Rajonale e Ujësjellit ‘Hidrodrini’-Pejë, e ka filluar ditën e sotme me një komunikatë vetdijesuese ku flet mbi rëndësinë e ujit!
Kjo kompani, edhe me rastin e kësaj date të rëndësishme, fton që uji të paguhet dhe të mos keqpërdoret.
Komunikata e plotë:
22 Marsi – Dita Botërore e Ujit!
Uji, kjo e mirë e Zotit!
Çdo sekondë, minutë, orë dhe ditë, janë të ujit, por;
Sot është 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit!
Për mos të harruar rëndësinë e ujit, sipas statistikave, çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet ndërsa një, në 6 njerëz në Tokë nuk i ka 20 deri në 50 litra ujë të freskët për pije. Nga pasojat e mungesës së ujit vdesin fëmijë.
Sipas vlerësimeve, në botë, 1.1 miliard njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliard jetojnë pa higjenë themelore.
Sipas të dhënave të OKB-së, pasojë e diarresë së shkaktuar nga pirja e ujit të ndotur, në botë çdo vit vdesin rreth 502 mijë njerëz – përderisa i njejti burim reference thotë se deri në mbyllje të vitit në të cilin kemi shkelur, 2025, “…parashikohet, që gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në rajone ku qasja në ujë është e kufizuar”.
Andaj, të nderuar konsumatorë, edhe sot në këtë datë, KRU ‘Hidrodrini’ ju fton që të paguani ujin e shpenzuar dhe mos ta keqpërdorni.
Ndryshe, Dita Botërore e Ujit e cila shënohet çdo vit më 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji dhe kjo vëmendje sot na duhet më tepër se asnjëherë!
Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasuritë ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë).
Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet duke ju shtuar rëndësia nga viti në vit.
Nën moton e njohur ‘Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht, KRU ‘Hidrodrini’ uron këtë ditë të çmuar për jetën!’-thuhet në komunikatën vetdijesuese me rastin e ditës së sotme, lëshuar nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/