21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

22 Marsi – Dita Botërore e Ujit – KRU ‘Hidrodrini’, Uji është jetë, ta ruajmë!

Me rastin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka nxjerrë një Kumtesë vetëdijesuese për Media me çrast ka folur për rëndësinë e ujit, ruajtjen dhe përdorimin racional të tij.

KRU ‘Hidrodrini’ ka potencuar se ky 22 Mars për kompaninë dhe konsumatorët është më i veçant, ngase i gjen me projektin madhor ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza), projekt me ndikim shumëdimensional në trajtimin racional të ujit.

‘Me rastin e ditës së sotme KRU ‘Hidrodrini’ ka planifikuar një sërë aktivitetesh tërë ditore në terren dhe në hapësirat përcjellëse të Kompanisë.
Tek ne, Memorandumi i bashkëpunimit mbi projektin ‘ACT SMART SAVE WATER’, takimi-tryezë me përfaques të ARRU-së, vizita e nxënësve në kompani dhe burime e shënon datën e sotme.’-thuhet mes tjerash nga njoftimi i agjendës ditore të kësaj kompanie.

Postimi i plotë:

’22 Marsi – Dita Botërore e Ujit!

Uji, kjo e mirë e Zotit!
Çdo sekondë, minutë, orë dhe ditë, janë të ujit, por;
Sot është 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit!
Për KRU ‘Hidrodrini’ dhe konsumatorët e zonës tonë të mbulueshmërisë, kjo datë, kësaj radhe ka më tepër rëndësi. Kjo sepse, na gjen me projektit madhor ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza), projekt me ndikim shumëdimensional në trajtimin racional të ujit.
Për mos të harruar rëndësinë e ujit, sipas statistikave, çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet ndërsa një, në 6 njerëz në Tokë nuk i ka 20 deri në 50 litra ujë të freskët për pije. Nga pasojat e mungesës së ujit vdesin fëmijë.
Sipas vlerësimeve, në botë, 1.1 miliard njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliard jetojnë pa higjenë themelore.
Sipas të dhënave të OKB-së, pasojë e diarresë së shkaktuar nga pirja e ujit të ndotur, në botë çdo vit vdesin rreth 502 mijë njerëz – përderisa i njejti burim reference thotë se: “Kur të arrijmë në vitin 2025 parashikohet, që gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në rajone ku qasja në ujë është e kufizuar”.
Andaj, Dita Botërore e Ujit e cila shënohet çdo vit më 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji dhe kjo vëmendje sot na duhet më tepër se asnjëherë!
Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasuritë ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë).
Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet duke ju shtuar rëndësia nga viti në vit.
Me rastin e ditës së sotme KRU ‘Hidrodrini’ ka planifikuar një sërë aktivitetesh tërë ditore në terren dhe në hapësirat përcjellëse të Kompanisë.
Tek ne, Memorandumi i bashkëpunimit mbi projektin ‘ACT SMART SAVE WATER’, takimi-tryezë me përfaques të ARRU-së, vizita e nxënësve në kompani dhe burime e shënon datën e sotme.

Nën moton e njohur ‘Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht, KRU ‘Hidrodrini’ uron këtë ditë të çmuar për jetën!’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...