6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

23-vjeçari që u qëllua me thikë në Ferizaj është pjesëtar i FSK-së, ndodhej jashtë detyrës zyrtare gjatë incidentit

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, ku një 23-vjeçar për motive akoma të panjohura u ther me thikë nga dy persona.

Sinjali mëson se 23-vjeçari i therur është pjesëtar i FSK-së dhe në momentin e incidentit ai ndodhej jashtë detyrës zyrtare.

Pas lëndimeve të marra, ai është dërguar në QKUK për të vazhduar trajtimin.

Ndërkohë Sinjali mësoi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar për këtë incident, që tashmë janë arrestuar nga Policia. Bëhet fjalë për Ngadhnjim Dërgutin dhe Ermal Palushin.

Të dyshuarit, pas arrestimit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë ndaluar për 48 orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...