15.8 C
Pec
E enjte, 8 Qershor, 2023

23-vjetori i AAK-së në Gjakovë, Haradinaj: Qeverisja e Aleancës me Ardian Gjinin e kanë ndryshuar Gjakovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeverisja në Gjakovë nga kryetari Ardian Gjini me ekipin e tij, e kanë ndryshuar pozicionin ekonomik të kësaj komune.

Në 23-vjetorin e themelimit të AAK-së në Gjakovë, Haradinaj ka thënë se po vërehet gatishmëri dhe entuziazëm për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës dhe të Kosovës. “Sot, në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Aleancës në Gjakovë, pamë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës, të shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.  Vëmendja e Qeverisë së Kosovës tek qyteti i Gjakovës ka ndodhur në kohën sa unë isha kryeministër. Vetëm atëherë Komuna e Gjakovës dhe jo vetëm, ishte në qendër të agjendës së investimeve.

Qeverisja në Gjakovë nga Aleanca me kryetarin Ardian Gjini dhe ekipin e tij, kanë marrë vëmendjen e merituar në vend përmes qeverisjes së mirë, duke i ofruar qytetarëve të saj infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme – investime që Gjakovës ia ndryshuan pozitivisht pozicionin ekonomik të saj.

Sot, në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Aleancës në Gjakovë, pamë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës, të shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...