20.8 C
Pec
E enjte, 25 Maj, 2023

24 vjetori i rënies së Muharrem Kelmendit, Islam Berishës, Fetah Selcës, Ardian Kelmendit dhe Arsim Ramës

Në 24 vjetorin e rënies heroike, janëkujtuar sot me nderime e homazhe, katër heronjët e luftës së UÇK-së Muharrem Kelmendi, Islam Berisha, Fetah Selca e Ardian Kelmendi dhe dëshmori i kombit Arsim Rama.

Homazhe dhe nderime tek lapidarët kanë bërë familjarë e bashkëluftëtarë të të rënëve, një delegacion i Policisë së Kosovës si dhe nga partitë politike.

Ali Berisha – kryetar aktual i AAK-së në Pejë, me këtë rast ka përkujtuar veprën e këtyre të rënëve në mesin e të cilëve edhe djalin e vëllait të tij, Islam Berisha i rënë heroikisht në përballje me forcat serbe.

‘Shumë beteja të lavdishme dhe shumë fitore të UÇK-së u shënuan gjatë Majit të 1999 në prag të lirimit definitiv të Kosovës . Në këtë periudhë kishte edhe shumë dhimbje, shumë gjak të derdhur për liri dhe shumë lavdi.

Sot në nderim të heronjëve Muharrem Kelmendi, Islam Berisha, Fetah Selca, Ardian Kelmendi dhe të dëshmorit Arsim Rama. Lavdi dëshmorëve të kombit!’-shkruan Ali Berisha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...