Janë shënuar sot 24 vjet nga kalimi në përjetësi dhe rënia heroike në betejën e rrebtë të Koshares, e Dëshmorit të kombit Shpetim Bojku nga Peja.
Shpëtim Bojku veçohet si luftëtarë i dalluar i radhëve të UÇK-së, pjesëmarrës aktiv i betejës së Koshares, i cili me 28 prill të vitit 1999, ra heroikisht, ballë për ballë me forcat serbe në fushë-betejë, për të mos vdekur kurrë.
Në përvejtorin e sotëm të rënies së Shpëtimit janë zhvilluar homazhe dhe nderime, përderisa tek varri i tij në Koshare, kanë nderuar familja e gjërë dhe bashkëluftëtarët.
Lavdia dhe guximi i luftëtarit pejan Shpetim Bojku, në një intrevistë të kohës, do të përshkruhej me fjalët më sublime nga komandanti i Koshares, Rrustem Berisha:
“Gati çdo ditë të Betejës së Koshares kemi pasur luftëtarë të rënë, sepse trimat tanë kurrë nuk janë tërhequr asnjë hap, edhe në luftimet më të rrepta. Më 28 prill 1999, ranë në altarin e lirisë, tre Heronjtë e Kosovës, Jusuf (Ibush) Hoxha nga Komorani i Drenasit, Milazim (Sadri) Mavraj nga Staradrani i Istogut dhe Shpëtim (Idriz) Bojku nga Peja.
I përkujtojmë çdoherë me krenari në zemër që i njohëm dhe luftuam kundër pushtuesit bashkë me Jusufin, Milazimin dhe Shpëtimin.
I përjetshëm qoftë kujtimi për këta trima!”-thoshte Rrustem Berisha.
E në përkujtimin që sot i ka bërë në emër të familjes Bojku, vëllai i dëshmorit Shpetim Bojku, Veprimi shkruan;
Ndryshe nga viti 2015 Shpëtim Bojku bashkë me Dëshmorët Ahmet Gjikolli, Muharrem Kelmendi dhe Jusuf Kelmendi, i bëjnë roje atdheut, të skalitur në bronzë në sheshin e Pejës./Njeshi/