18.5 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

25 diplomatë, vizitë Manastirit të Deçanit, pasi QUINT i kërkoi qeverisë t’ia regjistrojë 24 hektarët

Pas thirrjes së BE-së dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT drejtuar Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, sot dhjetëra diplomatë të huaj në Kosovë kanë shkuar në vizitë në Manastirin e Deçanit për vizitë.

Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili publikoi edhe pamje nga kjo vizitë.

“Sot shijuam një vizitë tjetër të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me 25 kolegë. Në emër timin dhe kolegëve të mi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Atin Sava për mikpritjen e tij”./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...