23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

25 të vdekur nga përmbytjet në provincën Henan të Kinës

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur në provincën qendrore Henan të Kinës nga përmbytjet të cilat kishin goditur edhe një linjë metroje në kryeqytetin e saj Zhengzhou.

Rreth 100 mijë njerëz janë evakuuar nga kryeqyteti, një qendër industriale dhe transporti ku lidhjet hekurudhore dhe rrugore janë ndërprenë. Digat dhe rezervuarët janë rritur në nivele paralajmëruese, teksa  mijëra trupa po marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit në këtë provincë, sipas raportimeve të medieve kombëtare të këtij shteti, raporton Reuters.

Sipas parashikimeve meteorologjike, akoma më shumë shi parashikohet në të gjithë provincën e Henan për tre ditët e ardhshme, derisa Ushtria Çlirimtare e Popullit ka dërguar më shumë se pesë mijë e 700 ushtarë dhe personel për të ndihmuar kërkim-shpëtimin.

Kurse, që nga e shtuna e  deri të martën, në Zhengzhou kanë rënë afërisht 617.1 mm shi, pothuajse ekuivalente me mesataren vjetore prej 640.8 mm të të reshurave në këtë zonë.

Ndërkaq, ashtu si valët e nxehtësisë së fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadasë dhe përmbytjet ekstreme në Evropën Perëndimore edhe reshjet në Kinë, supuzohet të ishin lidhura me ngrohjen globale kanë thënë shkencëtarët për Agjencinë e lajmeve Reuters./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...