35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

25 vite nga çlirimi i qytetit të Pejës, në ora 10:00 – Ngritja e Flamurit shtetëror

Në kuadër të Agjendës festive të Ditës së Çlirimit të Pejës, agjendë me manifestime që kanë filluar nga 12 Qershori, në ora 10:00 sot në qendër të qytetit do të bëhet ngritja solemnde e Flamurit shtetëror.

Të gjitha aktivitetet po zhvillohen nën patronatin e kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri. Muhaxheri në një deklarim të sotëm të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit në ‘RADIO 1’, ka uruar qytetarët e Pejës për këtë datë duke i ftuar që të jenë të pranishëm në ceremoni.

Zyra për Informim e komunës së Pejës njofton poashtu se nga ora 10:30 minuta do bëhen homazhe tek Sheshi ‘Skënderbeu’ ndërsa nga ora 11:00 do të zhvillohet seanca solemne e Asamblesë komunale ku edhe do të ndahen titujt ‘Qytetar Nderi’ dhe Dekorata për pesronalitete të caktuara./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...