29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

25 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e 2015-ës në “Bon Vivant”

I akuzuari për vrasjen në “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1500 euro gjobë, kurse Sherif Krasniqi është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”.

Për veprën penale armëmbajtje pa leje ndaj Krasniqit, prokurori i shtetit në seancat e mëhershme ka hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla.

Të dënuarve trupi gjykues ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e aktgjykimit.

Fjala përfundimtare është dhënë më 20 maj, ku i akuzuari Gërdovci kishte deklaruar se shkaku i thashethemeve lidhur me rastin i kishte vdekur edhe babai i tij.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023, ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...