27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

25-vjetori i çlirimit të Podujevës me seancë solemne, nderohet Pack

Me seancë solemne kanë filluar aktivitetet e shumta për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës. Gjatë kësaj seancë solemne ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack u nderua me titullin “Qytetare Nderi” e kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi vlerësoi lart kontributin e Pack, e cila si deputete në vitet ’90 loboi me vendosmëri për çështjen e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e saj.

“Zëri i saj i fuqishëm, tha kryetari Bulliqi, nuk u ndal as pas luftës për të mbështetur fuqishëm pavarësinë dhe njohjen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Në anën tjetër vet Pack ka përmendur Adem Demaçin e Ibrahim Rugovën me të cilët tha se ndërtoi lidhjet e para me Kosovën.

Ndërkaq Bulliqi, për 25-vjetorin e çlirimit tha se kjo datë simbolizon fillimin e një epoke të re të lirisë dhe zhvillimit për komunën dhe qytetarët.

“Gjatë këtyre 25-vjetëve, Podujeva ka kaluar nëpër sfida të mëdha dhe ka shënuar përparime të dukshme. Çlirimi i Podujevës përbën një moment historik për qytetin e komunën tonë. Ky moment përfaqëson triumfin e drejtësisë mbi padrejtësinë dhe të lirisë mbi shtypjen”, tha kryetari Bulliqi.

Ndërkaq kryesuesi i Kuvendit Komunal Hilmi Hoxha me këtë rast tha se sot të gjithë festojmë duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, pasi kjo datë shënon edhe fundin e një epoke të luftës së gjatë për liri dhe pavarësi.

“Kjo datë bartë një histori me ndjenja të përziera krenarie e dhembje…Për këto 25 vjet janë bërë ndryshme të mëdha në gjithë Kosovën, pra edhe në Komunën e Podujevës në të gjitha segmentet, si në ekonomi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, sport e kulturë”, tha Hilmi Hoxha.

Me mirënjohje është nderuar edhe Ertan Xhihiq, për kontributin në futbollin e Podujevës, respektivisht Klubin “Besiana”.

Me një fjalë rasti të pranishmëve u janë drejtuar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valon Demolli.

Pas seancës u bënë homazhe tek shtatoret e Katër Dëshmorëve në shesh, të Adem Demaçit, Ali Ajetit dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...