12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

27 vite nga fillimi i luftës frontale në dukagjin, familja Haradinaj e ndezi barotin pas frontit të Jasharajve në Prekaz

27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe e cila edhe shënon fillimin e luftës frontale në dukagjin.

me 24 Mars 1998 familja Haradinaj në Gllogjan do të hapte front në mbështetje të atij të Prekazit heroik dhe familjes Jashari.

Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit. E për nderë të kësaj dite, të hënën do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s.

Manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në ora 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...