Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po zhvillojnë një takim në Prishtinë.
Takimi, i cilësuar drekë pune, po zhvillohet në një restorant në kryeqytetin e Kosovës.
Kurti po shoqërohet në takimin me emisarin evropian nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Vizita e Lajçakut në Prishtinë ndodh në kohën e rritjes së kërkesave nga faktori ndërkombëtar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd./Njeshi/