11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Prishtina bëhet me kamera sigurie

Komuna e Prishtinës, së bashku me policinë e Kosovës, përmes një projekti do të vendosin kamera të sigurisë në udhëkryqe si dhe mbi semaforë.

Për vendosjen e tyre janë ndarë 450 mijë euro, Projekti pritet të fillojë të realizohet në pjesën e dytë të këtij viti.

 

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, këto do të shërbejnë për vetëdijesimin e qytetarëve të cilët ngasin makina me shpejtësi të madhe.

 

Kamerat do ia bëjnë të qartë komunës se në cilat udhëkryqe duhet të ndryshojë minutazha e semaforëve për të bërë qarkullimin e veturave me të lirë që të mos krijohet kolona.

 

 

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, një projekt i tillë është më së i nevojshëm dhe që është dashur të ndërmerret kohë më parë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...