15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Shkolla ‘Dardania’ e Pejës bëhet me këndin e ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dardania” në Pejë, në vazhdën e aktiviteteve për promovimin demokracisë në shkollë ka bërë sot përurimin e këndit të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve.

Programi “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” ka dalur si rezultat i punës disavjeçare që nga viti 2020 që është bërë në kuadër të projektit “Përjetojmë demokracinë në shkolla, tash” përkrahur nga PHZH (Universiteti i Cyrihut për edukimin e mësimdhënësve – Zurich University of Teacher Education) dhe-KEC (Qendra për Arsim e Kosovës).

Qëllimi i ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve është që të zgjidhin konfliktet në mënyrë jo të dhunshme dhe të qëndrueshme.

Aktivitetet vetëdijësuese dhe iniciativat avokuese të udhëhequra nga nxënësit janë mundësi e mirë të promovohen vlerat dhe sjelljet e shëndosha, identifikimi i formave të përshtatshme dhe paqësore për zgjidhje të situatave konfliktuoze, si dhe promovimin e vlerave demokratike dhe marrëdhinieve të shëndosha si në klasë, në shkollë, në rrugë, familje dhe shoqëri.

Grupi i ndërmjetësimit në këtë shkollë është i mbështetur nga Drejtoresha e shkollës Drita Xheravina dhe zv/Drejtoresha Albina Zharra Gjikolli e cila njëherit është dhe menaxhere e projektit si dhe antarët e ekipit Merita Kelmendi Dervishaj, Kaltrina Tetova, Njomza Kastrati dhe Psikologia e shkollës Dijellza Bakraçi Shala, ndërsa të trajnuar si përkrahëse janë mësimdhënësit: Mjellma Zharra, Ariana Sylejmani, Endrita Kelmendi dhe grupi i përbërë nga nxënësit aktiv : Art Tafili, Don Avdyli, Erlisa Berisha, Donat Devolli, Urata Shala, Erblin Krasniqi, Erza Shala, Suhejla Agaj, Eloisa Panxhaj numri i të cilëve do të rritet vazhdimisht ditëve në vazhdim në mënyrë që sa më shumë të ndikohet në parandalimin e dhunës, duke siguruar shkollë miqësore dhe të sigurtë për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

Promovimi i këndit u realizua pikërisht në këtë muaj në kuadër të fushatës njëmujore senzibilizuese kundër dhunës në shkolla inicuar nga MAShTI./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...