4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

3 persona theren me thikë në Rahovec, 5 të tjerë të arrestohen

Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor””, tha Elezaj/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...