29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot pritet të ekstradohen tre shqiptarë në Shqipëri, të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale.

I ekstraduar pritet të jetë Ado Zhika, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar.

Poashtu, i ekstraduar pritet të jetë edhe Ervis Dak, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Kurse Maksim Koçi është i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Identiteti i personave të lartcekur është zbuluar nga Ballkanweb.

Policia e Shtetit në njoftimin e saj të sotëm ka theksuar se ekstradimi do të bëhet si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kurse, në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër nga PSh-ja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...