24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

SHQIPËRI: 3 të vdekur dhe 1231 të shëruar nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1231 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124.312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 132.015 raste pozitive, prej tyre 124.312 janë shëruar, 5.271 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.432 pacientë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...