5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e drogës në Pejë, të njejtit dyshohet se kërcënuan edhe Prokurorin Qavolli

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj tre të dyshuarve Gzim Gashi, Faik Gashi dhe Selim Gashi, për kultivimin e bimës së hashahti e kokainës.

Kjo është bërë e ditur nga aktvendimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte marrë vendim mbi fillimin e hetimeve kundër të dyshuarve Gzim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale, “Kultivimi i bimës së hashashit. Shkurrës së kokainës ose bimëve të hashashit”, ndërsa për të dyshuarit Faik dhe Selim Gashi, aktvendim për zgjerimin e hetimeve për veprën e njëjtë.

Gjykata më 31 tetor 2024, kishte mbajtur dhe zhvilluar seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit, ku prokurori i shtetit Ersan Qavolli kishte deklaruar se janë plotësuar kushtet themelore për dyshimin e bazuar se të pandehurit kishin kryer veprën penale të lartcekur.

Ai kishte theksuar se përmes raporteve janë identifikuar parcela e cila dyshohet se ka të mbjellur narkotik.

Mbrojtësit e të dyshuarve, avokatët Shaban Gashi, Dritëro Kollqaku, dhe Granit Cena, kishin kundërshtuar caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Sipas vendimit, gjykata kishte vlerësuar arsyet për caktimin e masës së paraburgimit të parashtruar nga ana e Prokurorisë dhe kishte ardhur në përfundim se propozimi i prokurorisë ishte i bazuar.

“Gjykata e ka vlerësuar si të bazuar ngase për veprën penale për të cilën janë duke u hetuar të pandehurit Gzim Gashi, Faik Gashi dhe Selim Gashi me të pandehurit tjerë të cilët për momentin janë në arrati, është vepra penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimeve të kanabisit”, vepër kjo e cila parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 15 vjet. Po ashtu referuar faktit se të pandehurit Gzim Gashi, Faik Gashi Selim Gashi nga momenti i kryerjes së veprës penale, ani pse kanë qenë në dijeni se janë në kërkim nga organet e hetuesisë ata prapë se prapë arratisën.”, thuhet në vendim./Njeshi&BetimiperDrejtesi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...