8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Normalizimi Kosovë-Serbi, larg – emisarët nuk po merren me zgjidhjen, por me shtensionim

“Përshkallëzimi i përsëritur në veri të Kosovës po e shtyn Bashkimin Evropian në regjimin e menaxhimit të krizave. Në vend që të fokusohen në një zgjidhje, të dërguarit perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve”, thotë për “AlJazeera Balkans” dr. Dimitar Bechev, ligjërues në Shkollën e Studimeve Globale dhe Rajonale, Universiteti i Oksfordit.

Ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është “goxha larg”.

Sipas tij, Aleksandar Vuçiqi nuk do të japë shumë pa avancuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa shton se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është në modë kompromisi, qoftë për shkak se është ideologjik, qoftë sepse nuk i beson Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili ka pesë anëtarë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Bashkimi Evropian nuk mund të tërheqë asnjë vend për anëtarësim, sepse perspektiva bëhet e pakapshme. Serbia nuk do të anëtarësohet shpejt, e lëre më Kosova”, theksoi Bechev.

Bechev është edhe studiues vizitor në Carnegie Europe, ku ai fokusohet në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, dhe është gjithashtu autor i librave: “Turqia nën Erdoganin”, “Fjalori historik i Maqedonisë së Veriut” dhe “Fuqia Rivale: Rusia në Evropën Juglindore”, si dhe një nga redaktorët e revistës “Russia Rising: Politika e jashtme e Putinit dhe Afrika e Veriut në Lindjen e Mesme”.

Ndër të tjera, ai thotë se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk është i papërfillshëm, pasi ka aleatë dhe shoqërues të shumtë vendas, duke iu referuar Serbisë.

“Përshkallëzimi i përsëritur në veri të Kosovës po e shtyn Bashkimin Evropian në mënyrën e menaxhimit të krizave. Në vend që të fokusohen në një zgjidhje, të dërguarit perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve. Aleksandar Vuçiq nuk do të japë shumë pa avancuar Asociacioni i komunave serbe. As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është në element kompromisi, qoftë për shkak se është ideologjik, qoftë sepse nuk i beson Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili ka pesë anëtarë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Bashkimi Evropian nuk mund të tërheqë asnjë vend për anëtarësim, sepse perspektiva bëhet e pakapshme. Serbia nuk do të anëtarësohet shpejt, e lëre më Kosova”, thotë ai/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...