19.2 C
Pec
E enjte, 11 Prill, 2024

32-vjeçarja bën kërdi në hotelet ‘Emerald’ dhe ‘Four Points’, ik pa paguar faturat mijëra euroshe

Akomodimi në hotel është nevojë e shumë personave, të cilët nuk kanë një adresë rezidente për të qëndruar. Por shumë shpesh ata keqpërdorin shërbimet të cilat i marrin nga hotelet, duke ikur që aty pa paguar.

Kështu dyshohet se ka vepruar edhe një grua, e cila ka qëndruar në hotele shumë luksoze në periferi të Prishtinës. 32-vjeçarja dyshohet se ka ikur pa paguar nga hoteli ‘Four Points by Sheraton’ dhe ‘Emerald’.

Sinjali mëson se e dyshuara ka qëndruar në periudha të ndryshme kohore në hotelin ‘Four Points by Sheraton’ në lagjen Marigona, ku e gjithë kjo i ka kushtuar rreth 4 mijë euro. Por ajo ka vendosur që këtë faturë të mos e paguajë, duke u larguar nga aty pa e shlyer borxhin për të cilin obligohej.

Kjo ka bërë që menaxheri i hotelit të denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje ngjarjen se si ka ndodhur.

E njëjtë del që ka vepruar edhe në hotelin ‘Emerald’. E dyshuara kishte qëndruar atje për një kohë të caktuar dhe kishte marrë shërbime të cilat i kushtuan rreth 2 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

32-vjeçarja para hetuesve policorë ka pranuar që të paguajë faturën në hotelin ‘Emerald’ dhe si rrjedhojë, pas arritjes së marrëveshjes private menaxhmenti i hotelit ka vendosur që të tërheq ankesën ndaj saj.

Për shkak të borxhit të papaguar në hotelin tjetër në lagjen Marigona, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti ‘Vjedhje e shërbimeve’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje./Njeshi&EO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...