7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Çmimet e grurit në rënie

Japonia, blerësi më i madh i grurit amerikan pas Meksikës, pezulloi importet e grurit të bardhë perëndimor dhe grurit për bukë nga SHBA-ja, tha Hiromi Iwahama, drejtor për tregtinë e grurit dhe operimin në Ministrinë e Bujqësisë. Shkencëtarët thanë se gruri “mashtrues” në Oregon ishte një lloj prodhimi i testuar nga viti 1998 deri në vitin 2005 nga “Monsanto Co.” (MON), prodhuesi më i mirë në botë i farës. Japonia gjithashtu anuloi blerjen prej 24,926 tonësh metrikë të grurit të bardhë.

Konstatimet mund të dëmtojnë perspektivën e eksportit amerikan, në një kohë kur Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) është duke pritur prodhimin rekord botëror, nxitur nga një rritje 48 për qind në prodhimin rus dhe një fitim prej 40 për qind nga Ukraina. Eksportet nga Amerika ndoshta do të bien 9.8 për qind në 25.2 milionë tonë në vit që fillon më 1 qershor, sipas USDA.

“Gjithsesi, kjo nuk është diçka që ne duhet ta marrim në konsideratë kur eksportet po kalojnë kohë të vështira”, tha Darrell Holaday, president i “Advanced Market Concepts” në Wamego, Kansas, në një intervistë telefonike. “Është një histori negative gjatë një periudhe negative për eksportin, dhe nëse Deti i Zi vazhdon të reagojë në këtë mënyrë, situata do të na përballë me një treg të vështirë dhe konkurrues gruri”.

Kontratat e së ardhmes së grurit për dorëzimet e korrikut ranë 1 për qind në 6.9575 dollarë një shinik (njësi matëse për drithërat) në Bordin e Tregtisë së Çikagos. Një shifër e afërt në atë çmim do të jetë rënia më e madhe që nga 15 maji. Çmimi ra 3.9 për qind në maj, pjesërisht sepse USDA më 10 maj parashikoi se kultivuesit botërorë do të korrnin 701.1 milionë tone .

Njeshi/Monitor

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...