Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, thotë se ekipet e saj këtë të Diel, janë fokusuar në Banjë, gjegjësisht në sistemin e ujësjellësit të lagjes Gecaj, përfshirë edhe atë të Shkollës së Ultë të Mesme ‘Trepça’, në sanim të defekteve në sistemin furnizues.
Në Komunikatën nga Zyra për Media e kësaj kompanie thuhet se Eliminimi i defekteve në sistemin furnizues në fjalë, pritet që të sjellë zgjidhje të përkohshme në rikthimin e furnizimit për objektin shkollor dhe disa familje përreth, ndërsaqë punimet sipas projektit, do të vazhdojnë deri në zgjidhjen afatgjatë të stabilizimit të furnizimit për tërë komunitetin.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – ISTOG
Punime në Banjë, në sistemin furnizues për lagjen Gecaj
Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative-Istog, duke përdorur edhe teknikën e rëndë, po punojnë sot në Banjë, gjegjësisht në sistemin e ujësjellësit të lagjes Gecaj, përfshirë edhe atë të Shkollës së Ultë të Mesme ‘Trepça’.
Eliminimi i defekteve në sistemin furnizues në fjalë, pritet që të sjellë zgjidhje të përkohshme në rikthimin e furnizimit për objektin shkollor dhe disa familje përreth, ndërsaqë punimet sipas projektit, do të vazhdojnë deri në zgjidhjen afatgjatë të stabilizimit të furnizimit për tërë komunitetin.’-njofton Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/