5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Osmani takohet me Sarrazin dhe Rohden: Sulmi terrorist i orkestruar nga Beogradi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në këtë takim është folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve.

Sipas komunikatës për media, Osmani ka theksuar se veprimet “terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi”.

Presidentja ka vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Në takim u diskutua po ashtu për rezultatet që priten nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...