18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

33 shkolla në Veri kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit për 21 prill, 10 janë të qasshme

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti, ka thënë se 33 shkolla kanë refuzuar që t’i japin qasje KKZ-ve për mbajtjen e votimit të 21 prillit, ndërkaq 10 shkolla janë të qasshme.

“Drejtorët e shkollave kanë pasur qasje refuzuese KKZ-ve në shkolla me pretendimet se në këto shkolla nuk do të lejohen të përdoren si qendra të votimit në këto komuna. Lidhur me këtë Sekretariati i KQZ i ka dërguar shkresë edhe kryetarëve të katër komunave, në bazë të cilave ka sqaruar obligimet ligjore të cilat komunat kanë në raport me KKZ, pra që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që qendrat e votimit të jenë të qasshme dhe funksionale”, tha ai.

Ai tha se kanë mbajtur disa takime, por nuk kanë marrë pjesë në takim drejtorët e shkollave.

“Në Leposaviq nga 18 qendra të votimit 3 janë të qasshme;

Në Zubin Potok nga 12 qendra të votimit, 2 janë të qasshme;

Në Zveçan, nga 6 qendra të votimit dy janë qasshme;

Mitrovicë të Veriut nga 7 qendra të votimit 3 janë të qasshme.“

Ai tha se do t’u drejtohen edhe MAPL-së dhe MASHTI-t dhe komunat përkatëse dhe do t’i njoftojnë për pengesat e veprimet e drejtorëve të shkollave/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...