Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha ka kujtuar sot veprën heroike të Agim Bardh Zenelit, njërit prej komandantëve të shquar të UÇK-së.
Duke shkruar pèr virtytet e larta të heroit Zeneli, Ali Berisha ka postuar edhe fotografi nga homazhet tek varri i tij në fshatin Shqiponjë.
Postimi i plotë:
Agim Bardh Zeneli ishte ndër komandantët e zot të UÇK-së.
Ai karakterizohej nga guximi i madh, karakteri i çeliktë, diciplina ushtarake dhe burrëria e trashëguar. Ai nuk kishte si të ishte ndryshe pasi që ishte pinjoll i familjes së njohur Zenelaj të Shqiponjës.
Vetë lufta dhe rënia e tij heroike në fushë të nderit tregon për madhështinë e këtij luftëtari.
Sot në kujtim dhe nderim të jetës dhe luftës së tij.
Lavdi jetës dhe veprës se Komandantit Agim Zeneli! Lavdi deshmorëve të kombit!’-shkruan Berisha./Njeshi/